Mallorca fitoi sot me rezultatin minimal 1-0 ndaj Rayo Vallecanos në kuadër të javës së dhjetë në elitën e futbollit spanjoll. Vendimtar në këtë takim ishte sulmuesi kosovar, Vedat Muriqi, i cili ishte autor i golit të tri pikëve për Mallorcan. Muriqi arriti që të shënojë në minutën e 75-të për rezultatin 1-0 pas asistimit të Dani Rodriguez, duke u rikthyer kështu me sukses pas lëndimit. Për golin e shënuar dhe paraqitjen e tij në këtë sfidë, Muriqi u vlerësua me notën 7.7 nga Sofascore, e cila ishte më e larta se çdo lojtar tjetër në fushë. Ky ishte goli i dytë i 30-vjeçarit me Mallorcan në shtatë ndeshje të luajtura këtë sezon teksa ka edhe një asistim. Mallorca do të rikthehet në aksion të hënën e ardhshme, ku do të presë në shtëpi Athletic Bilbaon.
sfidanti.al