Lonzo Ball rikuperon nga një dëmtim pas 1006 ditësh

Asnjë sportist elitar nuk kishte mundur më parë që të rikuperonte nga një dëmtim në gju si i Lonzo Ball. Basketbollisti i Bulls u dëmtua 1006 ditë më parë në gjurin e majtë dhe tani është rikthyer edhe një herë në parket duke luajtur normalisht. Ball iu nënshtrua tri operacioneve ku ndërhyri duke bërë transplant menisku dhe kërci. Natën e kaluar ai luajti një ndeshje miqësore me Bulls-at pas plot 2 vitesh, 9 muajsh dhe dy ditësh kur kishte luajtur të fundit. “Nga ky dëmtim asnjë sportist elitar nuk ka mundur që të rikuperojë, unë dua që të jem i pari”, tha vetë Ball. Rikthimin në parket të lojtarit e festoi edhe trajneri i Bulls-ave. “Lonzo ishte gjenial. Sot lëvizi mjaft mirë, ai në fushë bën lëvizje, të cilat nuk i stresojnë gjurin”, tha Billi Donovan.

sfidanti.al