Lara Colturi e 8-ta në Flachau, shkëlqen në lëshimin e dytë

Në kushte aspak të mira atmosferike, me mjegull, me një shikueshmëri të diferencuar, të cilat ndikuan në performancën e skiatoreve në pistën austriake në Flachau ka përfunduar të martën në mbrëmje gara e slalomit në Kupën e Botës në ski. Me Lara Colturin që e mbyll konkurrimin në vendin e 8-të.

Në Flachau, pistën austriake ndodh gjithçka. 35 skiatore nuk arrijnë të përfundojnë garën, nga 75 që ishin në listën fillestare në disiplinën slalom. Në kushte aspak të mira atmosferike, me mjegull, me një shikueshmëri të diferencuar, të cilat ndikuan në performancën e skiatoreve në pistën austriake në Flachau ka përfunduar të martën në mbrëmje gara e slalomit në Kupën e Botës në ski.

Duke sfiduar vështirësitë e natyrës, Lara Colturi arrin të shkëlqejë, sidomos në lëshimin e dytë, që me kohën fantastike 53“77 ishte e para, më e mira nga të gjitha, mbretëresha e këtij raundi duke lënë pas edhe Mikaela Shifrin. Por një gabim në lëshimin e parë, i kushtoi podiumin skiatores shqiptare, që e detyroi të renditej në vendin e 16-të. Në përfundim Lara Colturi renditet  në vendin e 8-të.

Në podiumin e garës në Flachau, në shkallën më të lartë të tij ngjitet Milkaela shifrin, që i çon në 60 numrin e fitoreve në slalom, një shifër e jashtëzakonshme në historinë e këtij sporti. E dyta në podiumin e Flachau është Paula Molzen e SHAB dhe në të tretin Katarina Trupe e Austrisë.

sfidanti.al