Kanë përfunduar 2 garat e radhës në Kupën e Botës në Ski për femra, që këtë fundjavë u zhvilluan në Kranjska Gora të Sllovenisë dhe u transmetuan drejtpërdrejt dhe ekskluzivisht në rrjetin e Radio Televizionit Shqiptar.
Lara Colturi zuri vendin e 6-të në slalomin gjigant të shtunën, por nuk arriti që të përfundojë garën në slalom ditën e sotme. Pas përfundimit të etapës së 17-të të Kupës së Botës në Ski (gjithsej janë 37 etapa), skiatorja kuqezi gjendet në vendin e 8-të në renditjen e përgjithshme me 402.
Lara ka arritur të koleksionojë 280 pikë në slalom dhe zë vendin e tretë në këtë disiplinë, ndërsa në slalom gjigant ka grumbulluar 122 pikë. 19-vjeçarja kryeson renditjen “yjet e së ardhmes” e shkëputur nga rivalet.
sfidanti.al

