Kristjan Shpendi vazhdon të shkëlqejë me fanellën e Çezenës në Serinë B italiane. Sulmuesi shqiptar ka gjetur rrugën e rrjetës edhe në sfidën e sotme që skuadra e tij ka fituar 4-2 përballë Mantovës. 21-vjeçari zhbllokoi ndeshjen që në minutën e 5-të, duke i hapur rrugën fitores së skuadrës së tij. Ky ishte goli i katërt në kampionat me fanellën e Çezenës për Kristian Shpendin këtë sezon. Sulmuesi shqiptar po vazhdon të shënojë me të njëjtën rregullsi me të cilën shkëlqeu edhe në sezonin e kaluar në Serinë C ku ndihmoi Çezenën të ngjitej një kategori më lart.
sfidanti.al