Král: Shqipëria kundërshtar i pakëndshëm

Mesfushori i Republikës Çeke, Alex Král ka dalë përpara medieve për të komentuar impenjimet e radhës të Kombëtares së tij. 26-vjeçari është shok skuadre tek Espanjol me Marash Kumbullën dhe mendon se kuqezinjtë kanë ndihmuar rivalët e grupit me paraqitjen e bërë me Ukrainën. “Shqipëria është një kundërshtar i pakëndshëm. Ata luajnë shumë shpejt në sulm dhe kalojnë lehtë nga sulmi në mbrojtje ose anasjelltas. I kemi ndjekur nga afër në ndeshejn e fituar me Ukrainën dhe na kanë dhënë një ide për forcën e tyre. Gjithsesi mendoj se janë një ekip që mund të mposhtet”, tha 26-vjeçari.

sfidanti.al