Jashari flet si milanist: Të luash me Modric është e pabesueshme

Ardon Jashari, i sapoardhur te Milani, dha intervistën e tij të parë si lojtar kuqezi: “Është një ndjenjë e jashtëzakonshme të jem këtu pas ngjarjeve të javëve të fundit. Jam krenar që jam në këtë klub historik. Dua ta ndihmoj këtë ekip të kthehet në vendin që i takon, të fitojë tituj dhe do të jap gjithçka për të arritur këtë qëllim. Interesi i Milanit më bëri menjëherë krenar, ishte rruga që doja të ndiqja me familjen time dhe ishte një ëndërr që e kisha që kur isha fëmijë. Ishte klubi që ishte gjithmonë i pranishëm në familjen time dhe midis grupit tim të miqve, dhe kështu mund të them se kjo ëndërr është bërë realitet”.

Jashari më pas foli për aftësitë e tij teknike: “Mendoj se mund të kem një ndikim të madh fizikisht. Do ta ndihmoj ekipin si në sulm ashtu edhe në mbrojtje, do të përpiqem të bëj pasimin e fundit dhe t’i ndihmoj shokët e skuadrës të shënojnë. Lojtarët e Milanit nga e kaluara që kam admiruar më shumë? Roberto Baggio dhe Andrea Pirlo. Më pëlqente shumë mënyra se si luanin, ishin teknikë dhe të fortë, krijues me pasimin e fundit. Kjo është ajo që përpiqem të bëj”.

Tani ai do të ketë mundësinë të luajë me një tjetër lojtar të madh si Luka Modric: “Është fantastike. Udhëtimi im fillon përkrah një lojtari kaq të pabesueshëm, i cili ka fituar kaq shumë. Ai vetëm mund të më ndihmojë. Dua të mësoj gjithçka prej tij dhe të dëgjoj të gjitha mësimet e tij, brenda dhe jashtë fushës. Është një gjë fantastike të jesh pjesë e këtij klubi fantastik”.

“Ajo që mund të them është se dua të bëj pjesën time dhe, siç thashë, ta kthej ekipin aty ku meriton të jetë. Zgjedhja e fanellës me numër 30? Fillova me këtë numër në Zvicër. E zgjodha sepse gjithmonë e kam dashur Messin, i cili filloi me këtë numër. Ai më ndihmoi shumë, si në Zvicër ashtu edhe në Belgjikë. Shpresoj ta bëj një numër historik. Mesazhi im për tifozët e Milanit? “Përshëndetje tifozë kuqezinj, le të shkojmë të fitojmë”, përfundoi Jashari.

sfidanti.al