Inzaghi drejt Anglisë? Interi ka një plan B

Në sezonin e tij të tretë në krye të Inter, Simone Inzaghi mbetet në garë për titull në Serie A, ndërsa në Champions janë thuajse perfekt, në vendin e dytë me 13 pikë. Pavarësisht këtij fakti, nëse Inter e mbyll sezonin pa trofe, nuk përjashtohet mundësia që palët të shkojnë drejt një divorci, kjo edhe për vetë faktin se Premier League vijon të “josh” trajnerin zikaltër. Inzaghi i tha “Jo” pak kohë më parë Man.United, por në Angli ka të tjerë admirues. Calciomarcato.it, shkruan se drejtuesit e Inter janë të detyruar të mendojnë një plan B, në rast të një largimi të bujshëm në fund të këtij sezoni.

sfidanti.al