Nga Spanja vjen një lajm i bujshëm: Igli Tare i është vënë pas Robert Lewandowski-t. Pasi solli në Milano një legjendë si Luka Modric, Drejtori Sportiv i Milan kërkon një tjetër emër të madh, sulmuesin e Barcelonës. Nuk është thjesht një thashethem merkatoje, por një ide mbi të cilën Tare po punon. E përditshmja Sport bën me dije, se Tare ka vendosur kontaktet e para me agjentin e polakut, Pini Zahavi. Ish sulmuesi i famshëm shqiptar po kërkon informacione mbi situatën e Lewandowski-t për të kuptuar nëse ekziston mundësia për një transferim të mundshëm në Itali, në Serie A.
sfidanti.al