I zbulon magji te porta dhe shënon, paditet portjeri nga Ruanda

Skena të mahnitshme vijnë nga futbolli i Ruandës, ku një lojtar është akuzuar për prishje të rendit. Në fakt, Rajona Mousa Kamara goditi shtyllën dhe më pas nxori diçka pranë saj, që raportohet se bëhet fjalë për një lloj magjie. Kjo kishte zemëruar portierin kundërshtar, i cili vrapoi për ta shkelmuar futbollistin, ndërsa disa minuta më vonë shënoi gol. Ndërkohë që portjeri tashmë është bërë objekt i një Komisioni Desipline.

Edhe Federata e Futbollit e këtij vendi ka reaguar në lidhje me incidentin, duke bërë me dije, se kjo praktikë nuk është e lejuar në futboll. “Të gjithë futbollistët, për të cilët vërtetohet se gjatë ndeshjeve të futbollit vërtetohet se kanë praktikuar magji, do të dënohen me 105 euro. Dënimet për klubin janë heqja e pikëve dhe 3970 euro”, thuhet në njoftimin e Federatës.