Skiatorja që përfaqëson Shqipërinë në Kampionatin Botëror të Skive, Lara Colturi, ka siguruar një arritje historike. Italiania që garon për flamurin “kuqezi” në Botërorin e Skive, arriti një rezultat historik, duke u renditur e 2-ta në etapën e tretë të këtij kampionati. Flamuri shqiptar valvitet për herë të parë në podiumin e një Kupe Bote për ski. Colturi e mbylli garën e dyta, pas amerikanes Mikaela Shiffrin, teksa podiumi u plotësua nga skiatorja e Zvicrës, Camille Rast.
18-vjeçarja që përfaqëson Shqipërinë u ngjit për herë të parë në podiumin e një etape të Kampionatit Botëror. Kjo është hera e parë për Shqipërinë, që arrin të jetë mes më të mirëve në botë në ski për femra dhe kjo falë Lara Colturit, e cila duket se ka një të ardhme shumë të ndritur përpara.
sfidanti.al