Sulmuesi norvegjez është bërë më i njohuri futbollist i Premier Ligës angleze, dhe një nga dy yjet kryesorë të botës. Me perëndimin e epokës së Lionel Mesit dhe Kristiano Ronaldos, janë Erling Halandi dhe Kilian Mbapa ata që shkëlqejnë më shumë. Sipas mediave angleze, Halandi vlen 1 miliardë paundë sërlina për Mançester Sitin, ndërsa një fanelë e tij shitet çdo 12 sekonda. Marketingu dhe ai që quhet “merchandising” i futbollit po ngjitet në nivelet më të larta. Kompanitë ofrojnë kontrata sponsorizimi të papara dhe e drejta e imazhit ndihmon lojtarin dhe klubin.
Sfidanti.al