Më 27 dhjetor, në mbrëmjen kur Man.City luante në transfertë përballë Everton, Jack Grealish, familja e tij, ra pre e një grabitje. Ylli anglez ishte në fushë, por në shtëpinë e tij, në një vilë luksoze e cila ka një vlerë prej 5,6 milionë sterlina, ishin 10 pjesëtarë, përfshi këtu edhe të fejuarën e tij. Grabitësit morën orë, dhe sende të tjera me vlerë, të cilat kapin një shifër afro 1 milionë euro. Grealish e mori vesh se çfarë kishte ndodhur në shtëpinë e tij menjëherë sapo përfundoi sfida. Mediat angleze zbulojnë se Pep Guardiola i ka kërkuar lojtarëve të heqin dorë nga rrjetet sociale, t’i minimizojnë ato, në mënyrë që të mos ekspozojnë jetën e tyre në rrjetet sociale, kjo do të zvogëlojnë edhe rriskin për të rënë pre e grabitësve.
sfidanti.al