Mesfushori i Zvicrës, me origjinë shqiptare, Granit Xhaka, është vlerësuar për paraqitjet e tij fantastike gjatë këtij sezoni, me skuadrën e Sanderlendit, duke qenë kapiten dhe lider në fushë. 33-vjeçari është në mesin e futbollistëve më të mirë të kampionatit anglez, krahas, Erling Halandit, Bruno Fernandezit, Virgil Van Dajkut, Daklan Rajsit, Xhianluixhi Donarumas e shumë të tjerëve. Xhaka e ka treguar veten si shtylla kryeeore e Sanderlandit në mesfushë, ku arriti deri tani të shënojë një gol dhe të bëjë pesë asisite në Premier Ligë.
sfidanti.al

