Granit Xhaka ndihet edhe si “tifoz”, VAR e fal pas sherrit

Granit Xhakës i është dashur që të asistojë në humbjen e skuadrës së tij përballë West Ham nga shkallët e stadiumit. Sunderland u mund 3-1 në Londër në një ndeshje ku Xhaka ishte protagonist edhe pse nuk mundi që të luante për asnjë çast pasi kishte një dëmtim në kavilje.

Në një moment të ndeshjes kryesori, Bramall, ndërpreu takimin dhe i kërkoi trajnerit të ekipit vendas, Nuno Espirito Santo, që të qetësohej.

Gjithçka nisi pas një konflikti mes Granit Xhakës dhe një tifozi të West Ham. Tifozi është parë duke i bërë një gjst ofendues mesfushorit, i cili reagoi ashpër. Ajo që ndodhi në shkallët e stadiumit nuk do të ketë pasoja për Xhakën, i cili është “falur” nga VAR pasi kundrejt tij arbitrat nuk kanë hapur asnjë çështje.

sfidanti.al