Gjermania, masa të rrepta sigurie

Siguria për të gjitha përfaqësueset që do të marrin pjesë në Euro 2024 dhe tifozët, është sfida e madhe e shtetit gjerman. E nën kërcënimet e mundshme terroriste, huliganët e sulmet kibernetike, organizatorët e Evropianit kanë marrë një sërë masash të rrepta sigurie.

Mbajtja e tifozëve dhe lojtarëve të sigurt do të jetë një detyrë dhe sfidë e madhe për Gjermaninë, pasi ajo pret Euro 2024 këtë verë në një klimë të tensionuar globale me konflikte të mëdha në Ukrainë dhe Lindjen e Mesme. Nga huliganët tek sulmet e mundshme terroriste, madje edhe sulmet kibernetike, organizatorët e Kampionatit Evropian do të kërkojnë të shmangin një sërë kërcënimesh.

Forcat e sigurisë do të ngarkohen me mbrojtjen e rreth 2.7 milionë tifozëve, të cilët do të jenë prezent në qytetet e Gjermanisë, ku do të luhen ndeshjet e Evropianit. Ato do të përqendrohen në 24 qendrat ku do të jenë të akomoduara skuadrat pjesëmarrëse në finalet e “Euro 2024”, të shpërndara në të gjithë vendin dhe dhjetë stadiumet ku do të luhen 51 ndeshje ndërmjet 14 qershorit dhe 14 korrikut. Zonat e caktuara për tifozët, të quajtura “Fan Zone” pritet gjithashtu të tërheqin rreth 12 milionë vizitorë. Ministra e brendshme Nancy Faeser tha për AFP-në, se ngjarjet e mëdha janë gjithmonë një burim tërheqjeje për terroristët dhe ekstremistët.

“Që nga fillimi, siguria ka qenë prioriteti ynë kryesor. Ngjarjet e mëdha sportive janë gjithmonë objektiva të mundshëm për sulme terroriste”Gjermania ka ftuar rreth 300 ekspertë sigurie nga të gjitha kombet që luajnë në turne për të marrë pjesë në një projekt monitorimi në Qendrën Ndërkombëtare të Bashkëpunimit Policor (IPCC) në qytetin perëndimor të Neuss (nois). Krahas zyrtarëve nga Gjermania, Europoli dhe UEFA, ata do të ndjekin me radhë situatën në terren, duke u mbledhur gjatë turneut në një sallë konferencash të madhe prej 500 metrash katrorë të pajisur me 129 kompjuterë dhe një ekran gjigant. Oliver Strudthoff, drejtor i IPCC, tha për AFP: “Çdo vend i njeh problematikët e tij më mirë se çdo tjetër dhe ekspertët e huaj të pranishëm në Neuss (nois) do të jenë në gjendje t’i identifikojnë ata më shpejt. Përbërja e delegacioneve do të varet nga numri i tifozëve dhe sa potencialisht të rrezikshëm janë ata. Anglia, për shembull, do të ketë delegacion më të madh se Zvicra”.

Ndërkohë që të gjitha forcave të policisë në Gjermani i është ndaluar të marrë leje gjatë turneut. Gjermania do të vendosë gjithashtu kontrolle sigurie në të nëntë kufijtë e saj. Në aeroporte, stacione trenash dhe metro, policia federale do të rrisë dukshëm praninë e saj. Xhandarët francezë do të mbështesin policinë gjermane duke marrë pjesë në patrullimet e përbashkëta hekurudhore në rrugët drejt dhe nga Franca, për në ndeshjet që përfshijnë ekipin francez.

Qeveria britanike ka thënë se më shumë se 1600 tifozë anglezë dhe uellsianë, të cilët e kanë të ndaluar të hyjnë në stadium për shkak të sjelljeve të mëparshme të dhunshme, do të ndalohen të udhëtojnë në Gjermani gjatë turneut. Ekipi kombëtar i Ukrainës do t’i nënshtrohet gjithashtu sigurisë së shtuar. 800-1300 policë do të vendosen rreth stadiumeve në çdo ndeshje, në varësi të skuadrave që luajnë. Në përpjekje për të parandaluar hyrjen e ndokujt në një ndeshje me armë ose eksploziv, do të vendosen tre perimetra sigurie rreth çdo stadiumi.

Makinat do të kontrollohen në pengesën e parë, ndërsa tifozët do të kontrollojnë çantat e tyre në të dytën, përpara se të skanojnë biletat në të tretën. Zonat e tifozëve do të paraqesin gjithashtu një sfidë sigurie, veçanërisht më e madhja në Portën e Brandenburgut të Berlinit, e cila do të mirëpresë dhjetëra mijëra vizitorë për çdo ndeshje. Këto objektiva janë më të prekshme sepse autorët e kanë më të lehtë për të depërtuar dhe të ndërmarrin veprime. Ushtria gjermane do të monitorojë gjithashtu qiellin nga Qendra Kombëtare e Sigurisë Ajrore, e vendosur rreth 70 kilometra nga IPCC. Përdorimi i dronëve do të monitorohet nga afër, me zona kufizuese të fluturimit.

Situata e sigurisë në fakt është shumë e tensionuar, për shkak të luftës në Gaza dhe kërcënimit gjithmonë të pranishëm të ekstremizmit islamik. E një muaj para fillimit të UEFA EURO 2024, trofeu i Kampionatit Evropian është në Mynih. E një kapiten me fat do të shijojë një moment përcaktues të karrierës kur ai dhe skuadra që përfaqëson do të ngrejnë lart Kupën në Olympiastadion Berlin. Nuk mungonte edhe maskoti Albert.

sfidanti.al