Mund të fitosh me Romën e të barazosh në fushën e Interit, por sërish të jesh në krizë. i tillë Juventusi i këtij sezoni në Serinë A, që e sheh veten në mesin e tabelës dhe shumë larg kreut pas disfatës së pësuar në fushën e Veronës. Ishte e dyta radhazi, ndërsa ish-kampioët u rrëzuan edhe ndaj Sasuolos në shtëpi, e me këtë bilanc nuk premtohet asgjë e mirë. Tradita thotë se një Juventus që humbet 4 ndeshje në 11 javë kampionat, nuk del kampion. Nuk ka mundur të reagojë as në kohën e Sivorit, as në atë të Kapelos apo të Kabrinit e Shireas, dhe maksimumi i mundshëm ka qenë vendi i katërt, që në ditët e sotme është i rëndësishëm sepse të kualifikon në Champions.
“Shkatërrim maksimal”, shkruan “La Gazeta delo Sport”, që bën lojë fjalësh me emrin e trajnerit Masimiliano Alegri! Ekipi drejt izolimit! “Juve, krizë në mes të errësirës, – shkruan “Il Korriere delo Sport”, – Verona fatale, Alegri, i tërbuar kritikon lojtarët për gjendjen!”
Ka vetëm një rast në histori kur Juventusi ka dalë kampion edhe në pozita të tilla, dhe shpresa mbetet sepse në stol ka qenë Alegri. Ishte sezoni 2015-2016, kur bardhezinjtë patën 15 pikë pas 11 javësh, po kaq sa sot, veçse në fund e fituan titullin. Gjithsesi, duket e vështirë që ky ekip të arrijë 15 fitore radhazi si atëherë, dhe 25 fitore në 26 javë të Serisë A.
Sfidanti.al