Futbolli jo vetëm i elitave por edhe i periferisë

Kualifikimi i Egnatias dhe Kukësit (e para dhe e fundit e Superiores) është një sinjal interesant edhe pse në futbollin tonë kaotik. Edhe pa tifozë dhe me futbollin në fund të jetës, ka dritë në fund të tunelit. Vllaznia dhe Tirana si dy nga klubet më të titulluar, u larguan nga Kupa dhe këtë dramë ua shkaktuan dy emra me shumë më pak peshë edhe pse Kukësi vitet e fundit e ka rritur stekën por këtë sezon e ka orerë biletën e së Parës. Bardheblutë me mendjen te llogaria bankare e presidentit dhe letrat e gjykatave nuk shkuan më shumë se fitorja minimale me verilindorët duke mos arritur të kthejnë në favor përballjen edhe pse kanë në ëprbërje sisa nga lojtarët më të paguar të Shqipërisë.

Dështim total për bardheblutë që në rast se nuk arrijnë finalen katërshe atëherë do të shkatërrojnë një sezon të plotë. Në krahun tjetër, Vllaznia u eleminua nga një emër edhe më pak i njohur por dukshëm superior në dy apo tre vitet e fundit. Egnatia konfirmoi ligjin e pashkruar se ndeshjet nuk i fiton fanella por lojtarët dhe dëshira dhe Kukësi bashkë me Egnatian këtë të fundit e kanë me shumicë.

Nga Pirro Bardhyli