Në përfundim të ndeshjes të mbajtur në Vallecas, ku Rayo vendase mori një barazim përballë Barcelonës, trajneri gjerman i ekipit mik ishte mjaft kritik me lojtarët e tij. “Në pjesën e parë kishim mundësi për të shënuar edhe një tjetër gol. Mendoj se rivalët tanë merituan gjithçka. Pika e fituar në fushë ishte e justifikuar nga loja e shfaqur”, tha Flick, i cili qortoi të tijtë për numrin e madh të topave të humbur gjatë ndeshjes. Një tjetër argument i prekur prej tij në konferncën për shtyp ishte edhe ai që ka lidhje me Fermin Lopez, i cili në orët e fundit lidhet gjithmonë e më shumë me një transferim në “Stamford Bridge”. “Sot na duhet të flasim për ekipin, jo për lojtarë në veçanti. Kur të mbyllet merkato do të ketë shumë rëndësi që të gjithë lojtarët të jenë me skuadrën. Vitin e kaluar mundëm që të fitonim pasi luajtëm të gjithë bashkë dhe kjo për mua ka shumë rëndësi. Nuk duhet të shikojmë egon personale pasi ajo vret suksesin si ekip”, tha Flick.
sfidanti.al