Dukagjini i pandalshëm, “dardanët” arrijnë me “dhunë” fazën e dytë

Çfarë do që të ndodhë të paktën, një ekip shqiptar arriti në fazën e dytë të fazës kualifikuese të Konferencë Ligës. Bëhet fjalë për “dardanët” e Dukagjinit, të cilët kanë arritur të eleminojnë skuadran nga Gjibraltari, Europa, me rezultatin e përgjithshëm 5 me 3.

Pasi triumfoi në përballjen e parë me rezulatin 2 me 1, në arenën “Fadil Vokrri”, ditën e sotme triumfuan në “Viktoria Stadium” të Gjibraltarit, me rezultatin e ngushtë 3 me 2, teksa nuk munguan as kartonat e kuq, me Shabanin nga “dardanët” dhe Pozo e Heredia, me dy të parët që u ndëshkuan në minutën e 29’-të, ndërsa Heredia në minutën e 88’-të të sfidës.

Përgjegjës për golat e “dukagjinasve” ishin serbi, Iljasa Zulfiji me një dy-golësh, në minutat 23’ e 79’ dhe Arbër Shala në minutën e 47’-të të sfidës. Përsa i përket vendasve drejt portës “dardane” rrugën e rrjetës e gjetën Antonio Quintana në minutën e 38’-të të sfidë, si dhe Antonio Vera në minutën e 87’-të të sfidës.

Pasi arritën kualifikimin, tashmë “dardanët” e Dukagjinit do të përballen në raundin e radhës, me një ekip me përvojë në arenën evropian, siç janë dhe nënkampionët kroatë të Rijekës.

 

sfidanti.al