Drita “errëson” Superioren që është shnderruar ne ..Super-hall!

Drita bëhet skuadra e tretë shqiptare në historinë e futbollit që kualifikohet në një fazë grupesh të kompeticioneve europiane. Skënderbeu vite më parë (histori që si për ironi të gjithë kërkojnë ta fshijnë nga kujtesa për shkak ta skandalit të basteve), por më pas Ballkani me dy pjesëmarrje rresht dhe tashmë Drita e Gjilanit. Një surprizë e bukur, e ëmbël për shqiptarët e të gjitha trojeve por jo dhe aq për Superioren tonë. Arritja e gjilanasve në grupet e Conference League, për fat të keq është  një pasqyrë që këtu në Shqipëri na nxjerr fytyrën tonë të vërtetë. Prej vitesh kanë rënë këmbanat e alarmit për nivelin mediokër, aq sa edhe Sylvinho me diplomaci nuk përfshiu asnjë lojtar në listën e europianit, paçka se punon e jeton këtu dhe ka mundësi të ndjekë çdo ndeshje nga afër.

Të katërta ekipet e Superiores nuk kanë as gjurmën më të vogël në Europë edhe këtë vit .. Vllaznia apo Tirana u eleminuan me turp nga skuadra modeste, ndërsa përej kufijve, Ballkani vetëm për mungesë fati nuk e përsëriti suksesin për sezonin e tretë rresht ndërsa Decic Tuzi u largua me nder. Drita është skuadra që ndriçon qiellin e shqipëtarisë por njëkohëssht bën me turp edhe ekipe më shumë të njohura dhe të reklamuara në trojet shqiptare si Tirana, Partizani apo Vllaznia. Gjithsesi, duket se askush nuk turpërohet e aq më pak të frymëzohet nga shembujt që na vijnë çdo vit nga matanë kufirit dhe mungesa e ndjeshmërisë dhe reagimit duhet të na shqetësojë më shumë.

Nga Pirro Bardhyli