“Dishepujt” e Ceferin nuk janë të paprekshëm

Në Itali, “pizza” dhe “pasta” janë krenari e nëse i “prek” atëherë e ke punën pisk me njerëzit. Por përtej ushqimeve që italianët i bëjnë krenarë, edhe sportet janë “obekte kulti” për një kulturë që është rritur me objektivin për të sfiduar veten dhe botën…përtej kuzhinës. Rastet “Tavecchio” pas eleminimit të Italisë në vitin 2018 dhe “Gravina” në 2026-ën, tregojnë qartë se në Itali, mekanizmat ligjorë dhe moralë funksionojnë. Edhe pse këtë herë ishte shumë më e vështirë për të “shkulur” nga sistemi një njeri që kishte marrë 98 % të votave, italianët e rrëzuan njeriun arrogant dhe te fiksuar pas pushtetit, e madje edhe me ndihmën e politikës.

Me siguri, zotit Ceferin nuk i ka tingëlluar mirë ky largim me turp i zëvendësit të tij në UEFA, por slloveni këtë herë mori një leksion dhe sinjal të fortë për këmbana që në të ardhmen mund të bien edhe për të. Vizita turistike në Shqipëri e përpara 4 viteve i shkoi fjollë pasi me një ndalesë në kullën e pushtetit politik arriti të furnizonte me oksigjen kullën tjetër të rëndësishme, atë të futbollit, por jo të gjitha janë vende të dorës së tretë e që peshojnë vetëm në kutinë e votimit të UEFA-s.

Italia nuk ka mundësi t’i japë një leksion Shqipërisë sepse rastet duken të ngjashme por nuk janë aspak të tilla për shkak të traditës, historisë, gjeografisë dhe krenarisë, por gjithsesi, sigurisht që një shuplakë të fortë zotit Ceferin dhe arrogancës së majasur nga ngohtësia e karriges, ia ka dhënë dhe të fortë madje.

Pirro Bardhyli