Deschamps e pranon: Spanja e menaxhoi më mirë

Trajneri i Francës, Didier Deschamps, përanoi se Spanja ishte skuadra më e mirë në fushë, ndërsa “Gjelat” nuk arritën të kryenin detyrat. “Ne shënuam të parë, ishte gjë e mirë, por Spanja e menaxhoi më mirë se ne ndeshjen. Nuk luajtëm mirë, nuk luajtëm aq vertikalisht sa doja. Në fund u përpoqëm, por duhet të jesh shumë i qetë për të arritur objektivin. Kjo është ajo që na mungoi”. “Do të kishte qenë më mirë sikur të ishim po aq efikasë sa më parë. Kemi shumë lojtarë të rinj në skuadër që do të na ndohmojnë shumë për të ardhmen”.

sfidanti.al