Colturi skualifikohet në zbritjen e parë në slalom në Špindlerův Mlýn

Fundjava çeke ka përfunduar në mënyrën më të keqe për Lara Colturi-n, e cila u skualifikua mëngjesin e sotëm në zbritjen e parë të disiplinës së slalomit në pistën e Špindlerův Mlýn.

Sot në mëngjes, gjatë zbritjes së parë, ajo gaboi në interpretimin e pistës duke u skualifikuar nga gara. Për momentin Lara Colturi mban vendin e gjashtë në klasifikimin e përgjithshëm në disiplinën e slalomit në Botërorin e Skive.

sfidanti.al