Chelsea, Boehly mund të largohet nga klubi

Nga Anglia vijnë lajme surprizë në lidhje me të ardhmen e klubit të Chelseat. Todd Boehly mund të largohet nga drejtimi i klubit londinez për shkak të marrëdhënieve konfliktuale me aksionarin tjetër Behdad Eghbalin. Sipas Bloomberg, aksionari aktual i Chelseat, Todd Boehly, po mendon të shesë aksionet e tij. Klubi londinez aktualisht është i strukturuar si më poshtë: 61.54% i takon kompanisë së investimeve Clearlake Capital, e cila i referohet Boehly. Pjesa e mbetur prej 38.46% ndahet midis tre sipërmarrësve Todd Boehly, Mark Walter dhe Hansjorg Wyss. Behdad Eghbali, bashkëthemelues i Clearlake Capital, thuhet se është në mosmarrëveshje me Boehly dhe mund të blejë aksionet e kësaj të fundit. Arsyet lidhen me drejtimin e klubit. Klubi londinez që prej ndërrimit të pronësisë është spikatur për ndërhyrjen e fortë në merkato. Vetëm në këtë sesion janë shpenzuar mbi 200 milionë. Vitin e kaluar shuma e shpenzuar ishte 464 milionë.

sfidanti.al