Champions League, hidhet shorti i fazës tjetër

Liga e Kampioneve mësoi sot rrugëtimin e saj për të 36 skuadrat pjesëmarrëse në fazën e turneut, pasi UEFA hodhi shortin për të përcaktuar përballjet mes ekipeve. Skuadrat ishin ndarë në vazo sipas koeficientit dhe në bazë të rregullores së turneut, do të luajnë dy ndeshje me skuadra në secilin vazo, një në fushën e tyre dhe një jashtë, për në total prej 8 ndeshjesh nga e cila përcaktohet edhe tabela e përbashkët e turneut. Gjithçka u përcaktua nga një sistem kompjuterik, që ka thjeshtësuar punën e UEFA-s për të shmangur një procedurë shorti që do të ishte shumë e gjatë. Sigurisht, në këtë fazë të turneut shmangej përballja mes skuadrave të të njëjtit shtet.

PSG ka përballë Bayern Munich, Barcelonën dhe Atalantën. Francezët luajnë edhe ndaj Leverkusenit, Tottenhamit, Sporting Lisbonës, Newcastle dhe Athletic Bilbao.

Juventusi përballet me Borussia Dortmundin, Real Madridin dhe Benficën. Bardhezinjtë do të luajnë gjithashtu ndaj Villarrealit, Sporting Lisbonës, Bodo Glimt, Pafos dhe Monacos. Një grup me dy-tre supersfida të nivelit të lartë.

 

sfidanti.al