Çdo të thotë roli “Xhoker” i Timo Vernerit tek Gjermania?!

Trajneri Joakim Lëv është përpjekur ta sqarojë dhe ta bindë se ai mbetet një lojtar i rëndësishëm. Timo Verner kaloi një periudhë tepër të vështirë tek Çelsi në Premier Ligë sezonin që sapo u mbyll dhe kjo duket se ka lënë shenjë edhe në statusin e tij në kombëtaren e Gjermanisë. Lëv ia ka sqaruar sulmuesit se ai do të jetë në rolin e “xhokerit”, që do të thotë të “asit nën mëngë”. Nuk pritet që ish-sulmuesi i Lajpcigut të jetë titullar kundër Francës këtë të martë në Mynih, por kjo nuk do të thotë se ai nuk do të ketë pjesën e tij në Europian.

Me shumë mundësi, ai do të jetë rezerva e parë, njeriu i parë që do të hidhet në fushë, gjithnjë në varësi të rezultatit. Sidoqoftë, revista “Kiker” hedh dyshime për këtë rol “xhoker”, duke thënë se Verneri zakonisht ka shënuar gola kur ka qenë titullar, me Gjermaninë dhe me Çelsin. Si zëvendësues ai ka shënuar vetëm ndaj Letonise dhe Estonit, siç thotë “Kikeri”, “me rivalë të nivelit të tretë”, pra si mund të ketë sukses ndaj Francës? Vetë Verneri tregohet i fortë. “Unë e di se për momentin jam larg formacionit, por unë nuk jam nga ata që kryqëzojnë duart të dëshpëruar dhe dorëzohen”, – thotë ai.

Sfidanti.al