“Çakalli” Bajern shpreson që Harri Kejn të mos e rinovojë kontratën

Kur flasim për gjigandët bavarezë, ata mund t’i krahasojmë me luanin apo tigrin, por kur vjen puna për transferimet nuk është se tregohen kaq shumë të guximshëm. Bajerni vërtet ka shpenzur shumë për lojtarë si Lykas Hernandez apo Matijs De Ligt (habitshëm, janë dy mbrojtës), por zakonisht ka qenë i kursyer, siç ndodhi me afrimin e Sadio Manesë apo me të tjerë. Kështu që është brenda logjikës së “Rrugës Zebener” që të shpresohet që Harri Kejn të mos e rinovojë kontratën me Totenhemin. Nëse kjo ndodh, Bajerni do të kishte një shans shumë më të mirë dhe një shpenzim shumë më të vogël për të marrë kapitenin e Anglisë në verën e vitit 2023, sepse kontrata e tij në Londër përfundon në 2024. Me një 100 milionësh euro maksimumi, “biznesi” do të përfundohej, dhe për një yll të sulmit si Kejni ia vlen, kur ke shpenzuar 80 milionë euro për mbrojtësin De Ligt. Kështu që Bajernit i shkon epiteti “çakall” në këtë rast, sepse po sillet si një grabitqar oportunist.

Sfidanti.al