Benjamin Pavard zgjedh Gjakovën për pushime

Mbrojtësi i Interit dhe Francës, Benjamin Pavard ka zgjedhur të kalojë disa ditë pushime në Gjakovë pas eleminimit të Francës nga Euro 2024. Një video e publikuar nga “Fansat e Futbollit Kosovar”, shihet se lojtari i Interit ishte në qytetin e Gjakovës dhe pjesën e pushimit e shfrytëzoi edhe duke luajtur në një kalçeto të mbyllur. Ai shihet se bashku me disa miq të tij, teksa argëtohet duke luajtur. Mbrojtësi i Interit ishte i ftuar nga trajneri Deschamps edhe në ndeshjet e Euro 2024, ku Franca shkoi deri në gjysmëfinale dhe më pas u eliminua nga Spanja. 

sfidanti.al