Barça, Rashford: Koha e duhur për të ardhur këtu

“Mora vendimin e duhur. Mezi pres të luaj ndeshjen time të parë para tifozëve”. Sulmuesi i ri i Barcelonës, Marcus Rashford, foli gjatë prezantimit të tij për shtyp sot në qytetin spanjoll: “Gjërat ndodhin kur ndodhin, dhe kjo ishte koha e duhur. Jam gati të jap gjithçka nga vetja”.

“Shumë lojtarë më kanë impresionuar sepse janë shumë të rinj, por luajnë vërtet mirë. Flick po bën një punë të shkëlqyer, veçanërisht duke pasur parasysh atë që bëri sezonin e kaluar”, vazhdoi anglezi, siç raportohet nga Mundo Deportivo, duke folur për ditët e tij të para në Spanjë. “Që kur kam ardhur, kam vënë re se gjithçka që ndodhi vitin e kaluar është harruar dhe të gjithë janë të përqendruar në përmirësimin vitin e ardhshëm. Ambicia është vërtet e lartë, të gjithë janë të etur për sukses dhe mezi pres të luaj përkrah tyre”.

Më pas ai foli për zgjedhjen e numrit 14 në fanellë: “Është një numër tradicional për klubin. E di që është i veçantë dhe veshja e kësaj fanelle është një nder. Më motivon të jap gjithçka nga vetja”.

Rashford foli edhe për situatën te Manchester United, klubi nga i cili po bashkohet në formë huazimi me mundësi blerjeje: “Klubi po kalon një periudhë ndryshimi dhe nuk kam asgjë negative për të thënë për ta. Ka qenë një pjesë e rëndësishme e jetës dhe karrierës sime dhe jam shumë mirënjohës për mundësinë për të luajtur për ta. I uroj Unitedit gjithë të mirat”.


sdidanti.al