Epërsia ishte e plotë, por “fortesa turke” nuk u “pushtua” dot. Skuadra nga Stambolli u mbajt në “Kamp Nou” në një barazim pa gola, që i jep shpresë për një të papritur të madhe në të tetat e finaleve të Ligës së Europës ndaj Barcelonës. Katalanasit, në të kundërt, nuk mundën të merrnin një fitore siguruese, që t’ia bënte më të qetë javën që vjen, kur do të jetë El Klasiko në Madrid. Barça e trajnerit Ksavi Hernandez pati dominim absolut, dhe iu afrua golit disa herë, por pa e shënuar. Me 63 për qind mbajtje topi, me 10 gjuajtje (1 Gallata) dhe 4 në kuadrat (1) si dhe me kornet 13-1, “blaugranët” menduan se duhej të fitonin, por nuk ia dolën. Formacioni pati disa ndryshime, por gjithsesi ishte mjaft i fortë.
Barcelona (4-3-3): Ter Shtegen, Dest, Arauho (Pike 46’), Erik Barsia, Zhordi Alba, Niko (Buskets 46’), De Jong, Pedri, Adama Traore (De Jong 80’), Depai (Obamejang 61’), Ferran Torres (Dembele 46’).
Rezultatet: Barcelona-Gallatasaraj 0-0, Sevilja-Uest Hem 1-0, Atalanta-Leverkusen 3-2, Sporting Braga-Monako 2-0, Gllazgou Rejnxhërs-Crvena Zvezda 3-0.
Sfidanti.al