Barça, Laporta shpalos objektivat: Të

Barcelona nuk është e kënaqur me një tripletë vendase, por synon Ligën e Kampionëve. Duke folur për Mundo Deportivo, presidenti Joan Laporta tha se skuadra e Hansi Flick është “një nga më të kompletuara që kam pasur ndonjëherë”, duke shtuar se lojtarët “janë të fiksuar pas fitimit të Ligës së Kampionëve”. Kjo vjen pas eliminimit të hidhur në gjysmëfinale të sezonit të kaluar nga Interi.

“Obsesioni ynë kryesor,” vazhdoi presidenti i klubit katalanas, “ishte të mbanim grupin sepse besojmë se ata kanë pasur një sezon të shkëlqyer dhe historik. Kjo është arsyeja pse as nuk i shqyrtuam shumë ofertat që morëm. Flick na kërkoi më shumë fuqi sulmuese dhe mendoj se e morëm me Rashford. Gjithashtu i kemi forcuar shumë mirë aftësitë tona në portë”.

Megjithatë, priten largime të mëtejshme nga Barcelona: “Do të ketë kursime në paga. Nuk mendoj se do të ketë një transferim të madh. Do të thyente shpirtin e ekipit. Do të përpiqemi të shmangim çdo largim të dhimbshëm. Nuk do të përmend emra. Do të ketë rregullime, por do të jetë vendimi i trajnerit”.

Lidhur me nevojën për të mbajtur një sy mbi Fair Play Financiar, Laporta shpjegon: “Fatura e pagave duhet të ulet. Po punojmë për interpretimin e rregullave në mënyrë që të jemi në gjendje të nënshkruajmë me lojtarë”.