Aryna Sabalenka fiton US Open 2025

Tenistja bjelloruse Aryna Sabalenka ka triumfuar në finalen e US Open 2025, duke mposhtur amerikanen Amanda Anisimova me rezultatin 6-3, 7-6. Fitorja i siguron Sabalenkës suksesin e dytë radhazi në këtë turne, pas titullit të vitit të kaluar, dhe shënon Grand Slam-in e katërt në karrierën e saj.

Me këtë arritje, Sabalenka konfirmohet si një nga tenistet më dominuese të momentit në arenën ndërkombëtare.

sfidanti.al