A do të shkojë Adnan Januzaj tek Barcelona e Ksavit?!

Sulmuesi belg me origjinë shqiptare nuk dëgjon të rinovojë kontratën, ashtu siç bën edhe Kilian Mbape apo ndonjë yll tjetër. Adnan Januzaj, një nga lojtarët më të mirë të Sociedadit, ka edhe 6 muaj marrëveshje me klubin bask, ndërsa duke e vështirë që të hedhë sërish firmën. Ai shpreson të kalojë në ndonjë ekip më të rëndësishëm, dhe mediat spanjolle e theksojnë një gjë të tillë për ish-lojtarin që u mor tek Mançester Junajtidi nga Sër Aleks Fergusoni. Januzaj ka 20 gola dhe 20 asiste në 5 vjet me Sociedadin, ku është dalluar më shumë për organizimin e lojës duke qenë titullar. Sipas të përditshmet katalanase “Sport”, Ksavi e pëlqen 26-vjeçarin dhe mund ta synojë në verë.

Sfidanti.al