18 gola dhe 20 asiste, shifrat e frikshme të Shaqirit!

Skuadra e Bazelit është shpallur edhe matematikisht kampioni më i ri i Superligës së Zvicrës për sezonin 2024/25, teksa mbrëmjen e sotme mposhti Luganon me rezultatin 2 me 5, në duelin e zhvilluar në stadiumin “Di Cornaredo”. Tre golat për Bazelin në këtë triumf i shënoi ylli me origjinë shqiptare, Xherdan Shaqiri, i cili ishte padyshim lideri i kampionëve të sapo shpallur në këtë edicion. Golin e parë në këtë takim e realizoi Albian Ajeti në pjesën e parë ndërkohë në minutën e 42-të, Ajeti u ndëshkua me karton të kuq. Por, kjo nuk ishte problem aspak për Bazelin, pasi në pjesën e dytë shënoi fitore 2-5. Me këtë fitore, Baseli shkon në kuotën e 67 pikëve në vendin e parë, duke siguruar titullin edhe matematikisht, falë diferencës 12 pikë nga Servete e vendit të dytë.

sfidanti.al