Lamine Yamal, ylli i Barcelonës mbushi 18 vjeç sot, të dielën, më 13 korrik, dhe nuk mund të mos e festonte me stil. Ai organizoi një festë të mrekullueshme në Barcelonë natën midis të shtunës, datë 12 dhe të dielës, datë 13. Rregullat ishin të qarta, nuk lejoheshin celularët dhe vendndodhja sekrete u zbulua të ftuarve 24 orë para se të fillonin festimet.
Nuk ka ditëlindje pa tortë, dhe për këtë rast, Yamal mori një me Gokun, protagonistin e pavdekshëm të “Dragon Ball”. Dhurata të shtrenjta ishin gjithashtu të domosdoshme, si një gjerdan prej 400,000 eurosh me inicialet e tij (L dhe Y) i dhuruar nga reperi domenikan “El Alfa”.
sfidanti.al