Wanda Nara me Keita Balde: për herë të parë tregon versionin e saj

Historia e dashurisë mes Wanda Nara dhe Mauro Icardi duket gjithnjë e më shumë si një telenovelë. Edhe pse të dy janë ndarë dhe Wanda ka nisur një lidhje të re me reperin L-Gante, thashethemet vazhdojnë të fokusohen mbi ta. Dy javë më parë, Simona Gualtieri deklaroi se ish-bashkëshorti i saj, Keita Balde Diao, e kishte tradhtuar me Wanda Nara. Në atë kohë, Wanda ishte e martuar me Icardin dhe thuhet se ajo i kishte dërguar madje foto të tradhtisë përmes WhatsApp-it. Këto pretendime ndezën zhurmën e thashethemeve dhe Wanda vendosi të përdorë një postim klasik fundviti për të treguar versionin e saj të ngjarjeve:

“Kam kaluar Krishtlindjen time të parë larg fëmijëve të mi. Kam dëgjuar gjëra të tmerrshme për veten time dhe më është dashur t’ua heq telefonat që të mos shihnin apo dëgjonin për diçka që nuk jam. Ata e dinë çfarë nëne jam dhe çfarë personi jam, sepse u kam kushtuar çdo minutë të jetës sime. Por nuk ka qenë e lehtë për ata që më duan të dëgjojnë kaq shumë gënjeshtra. Kam punuar shumë dhe jam shpërngulur përfundimisht në vendin tim të lumtur dhe të sigurt, në vendin tim. Jam kujdesur për shëndetin tim, për mirëqenien e fëmijëve të mi dhe të të gjithë atyre që më rrethojnë. Si çdo grua e ndarë, po e bëj gjithçka vetëm, duke pritur që drejtësia të triumfojë”.

 

sfidanti.al