Wanda Nara denoncon Mauro Icardin

Wanda Nara denoncon Mauro Icardin për vjedhjen e 70 mijë dollarëve. Vjen një episod i ri nga Argjentina ku përfshihet tashmë ish-çifti, duke qenë se showgirl ka disa kohë që shoqërohet me reperin L-Gante, pavarësisht se sulmuesi i Galatasaray-t u përpoq, madje kohët e fundit, të rivendoste marrëdhëniet. Duke iu rikthyer ankesës, gjithçka daton nga një episod i ndodhur në Buenos Aires, ku Wanda ishte kthyer pas pushimeve në Brazil me L-Gante. Këtu shoëgirl-i ka takuar Icardin, i cili, shpjegon Pepe Ochoa i programit televiziv argjentinas LAM, “nuk e la të kthehej në apartamentin që është ende në pronësi të të dyve”. Situata ka degjeneruar shpejt në një sherr ku janë përfshirë edhe vajzat, Isabella dhe Francesca, të cilat ish-kapiteni i Interit do të dëshironte t’i sillte për të jetuar në Evropë. Për këtë arsye, Wanda më vonë ka denoncuar Icardin për dhunë dhe gjithashtu për zhdukjen e pretenduar të 70 mijë dollarëve. Icardi ka marrë njoftimin, me detyrimin për ta lejuar për tu rikthyer në shtëpi si dhe për t’u paraqitur më 15 nëntor në seancën e parë për procesin e divorcit mes të dyve.

sfidanti.al