Nuk kanë një raport të mirtë dhe i biri e ka pohuar disa herë. Që nga momenti kur Andrea hyri në shtëpinë e Grande Fratello VIP, jeta private e ish portierit të Interit, Walter Zenga është vënë nën lupë. Kështu, ai u kthye në Itali për t’u mbrojtur dhe për t’u përballur me të birin. këtë e bëri në një takim të drejtpërdrejtë me Andrea në programin televiziv të Canale 5.
Fillimisht Zenga iu përgjigj pyetjes së moderatorit, Alfonso Signorini dhe tha: ‘Prej një viti nuk shoh as djalin e madh, Jacopo për shkak të Covid dhe punës sime. Kur isha në Cagliari nuk pashë djemtë e vegjël; jam mësuar me kohët e gjata si prind, por nuk ka asnjë problem. Kujtimi më i gjallë i Andreas? Përvec martesës së Jacopor, më mbeti në mendje viti 2007 kur erdhën të më takojnë në emirate, ishte një ndjenjë shumë e bukur. ishin me mua një javë’.
Walter Zenga vijoi me rrëfimet e tij dhe përgjigjen ndaj kritikave.
‘Pashë që ësghtë folur për luftë, por nuk kam bërë kurrë luftë-vijoi Zenga-jam këtu për të sqaruar disa aspekte dhe kur të dalë që këti, nëse do të vendosë të dijë të vërtetën si burrë do të takohemi pa probleme. Unë jam trajner dhe jetoj jashte dhe nuk është e lehtë t’u japësh vazhdimësi raporteve. Është e nevojshne që të jesh gjithnjë besnik dhe korrekt. kam bërë gabime si të gjithë në jetë, por jam këtu për ta takuar dhe ta shoh në sy. Edhe kjo më duhej, të mos e dua tim bir. Nuk e shfaqa unë problemin, do ta kisha administruar pa ndërhyrje. Rrjetet sociale krijojnë situata negative dhe të lexosh poshtë fotove fyerje të personave nuk është e bukur pasi askush nuk e di të vërtetën, bëra një postim, jo kundër djalit tim, nuk do t’i përgjigjesga në Instagram. E kisha me ata që më sulmuan’.
sfidanti.al