Këtë të hënë në rrjetet sociale kryefjala ishte 8 Marsi, Festa e Gruas, të paktën është vënë re një përpjekje dhe mes urimeve me mimosa për një festë gjithnjë e më të kontestuar, janë dëgjuar edhe zëra që kanë dalë kundër rrymës sic është ai i dy WAGS.
Kështu e dashura e Borja Valeros, Rocio Rodriguez, deshi të thotë mendimin e saj për temën e festës së Gruas. ‘Më pak urime sot dhe më shumë respekt cdo ditë. Mjaft me hipokrizi!-shkruante ajo në profilin e saj në Instagram Story
Edhe e fejuara e Leonardo Bonuccit shprehu një opinion polemizues: ‘Injorojeni këtë festë qesharake’-shkruante ajo në rrjetet sociale.
Sfidanti.al