Ter Stegen feston ditëlindjen e parë të të birit Ben

Familja Ter Stegen pret urimet. Vogëlushi Ben, këtë të hënë festoi vitin e tij të parë në jetë. Në 28 dhjetor të 2019, bashkëshortja e portierit të Barcelonës, Daniela nëpërmjet rrjeteve sociale bëri të ditur ardhjen në jetë të fëmijës së parë të ciftit.

‘Një ditë e paharrueshme e jetëve tona. Mirëseerdhe në botë dhe familjen tonë Ben Ter Stegen. Të duam-shkruante në postimin e përpara një viti, arkitektja gjermane

Pas një viti, i vogli i shtëpisë, festoi ditëlindjen e tij të parë dhe Daniela postoi në profilin e saj në Instagram nje foto të ciftiti dhe vogëlushit Ben

‘Gëzuar ditëlindjen e parë. Të  urojmë më të mirën. Fjalët nuk mund të përshkruajnë sa shumë të duam. Mami dhe babi-ishte mesazhi që shoqëronte foton e këndshme familjare

Sfidanti.al