Reperi amerikan Snoop Dogg është emëruar trajner nderi i ekipit kombëtar për Lojërat Olimpike Dimërore (LOD) në Itali. Komiteti Olimpik i Shteteve të Bashkuara njoftoi se për herë të parë është krijuar një rol vullnetar për të mbështetur atletët amerikanë jashtë garave. “Snoop do të sjellë humorin dhe shpirtin e tij karakteristik për të ndihmuar në motivimin e sportistëve të ekipit të SHBA-së në rrugën e tyre drejt Lojërave Olimpike dhe Paralimpike Dimërore Milano-Kortina 2026 dhe më tej”, tha USOC. “Atletët e ekipit të SHBA-së janë yjet e vërtetë, unë jam këtu vetëm për të brohoritur, për të ngritur moralin dhe ndoshta për të sjellë pak mençuri nga stoli,” tha Snoop.
“Ky ekip është shembulli më i mirë i asaj që sporti mund të jetë: talent, zemër dhe përpjekje. Nëse unë mund të jap pak më shumë dashuri dhe motivim, për mua kjo është një fitore”, shtoi ai. Lojërat Olimpike do të zhvillohen nga data 6 deri më 22 shkurt 2026, të ndjekura nga Lojërat Paralimpike nga data 6 deri më 15 mars.
sfidanti.al

