Rikthehet Tajra Benks; protagoniste te ‘Sports Illustrated’ por edhe Aleks Morgan e Kamile Kostek

Tajra Benks, një prej modeleve më të njohura dhe të vlerësuara në vitet 90 është rikthyer. Tashmë në rolin e sipërmarrëses, modelja e famshme e bëri debutimin e saj në faqen e parë të ‘Sports Illustrated Sëimsuit’ në vitin 1996 së bashku me modelen argjentinasi Valeria Mazza. Në 1997, Benks u bë modelja e parë me ngjyrë që u shfaq e vetmë në kopertinën e revistës duke e ndryshuar totalisht historinë e modelingut

Por tani në moshën 45 vjecare është kthyer si një tsunamo në botën e modelingut për të pozuar në bikini për kopertinën e ‘Sports Illustrated’. Por Tajra Benks nuk ishte e vetme në këtë proces. Në fakt revista ka prezantuar edhe 2 kopertina të tjera ku protagoniste janë futbollistja Aleks Morgan, që aktualisht është te skuadra Orlando Pride si dhe prezantuesja e modelja Kamile Kostek që është edhe e fejuara e ish lojtarit të Nju Ingland Patriots në NFL, Rob Gronkovski.

sfidanti.al