Pas një sezoni rraskapitës; Jamie Vardy pushime në Dubai me bashkëshorten Rebekah e fëmijët

Jamie Vardy tregon se nuk di vetëm të shënojë gola, por edhe të realizojë hedhje spektakolare nga lartësitë në det. Këtë sulmuesi i Leicester e tregoi në Dubai ku gjendet me pushime së bashku me bashkëshorten e tij, Rebekah dhe fëmijët e tyre për të festuar përvjetorin e parë të martesës. Ndërsa Vardy hidhej nga lartësitë e jahtit mbi valët e detit Rebekah nuk bënte gjë tjetër vecse e admironte atë nga larg, ndërkohë që nuk mungonin as lojërat me fëmijët e tyre. Këto pushime ishin ato që i duheshin Jamie Vardy që përjetoi një sezon të vështirë futbollistik dhe me shumë polemika. Sulmuesi jo pak herë është akuzuar se ishte një prej atyre lojtarëve që u revoltuan dhe ndikuan në shkarkimin e trajnerit Ranieri, gjë që ai e ka mohuar vazhdimisht.

sfidanti.al