Nico Williams u nis drejt Botërorit i lumtur në lidhjen e tij me partneren Ainhi Garcia dhe u kthye me medaljen në qafë dhe Kupën e Botës të ngritur, por pa të dashur. Sipas zërave që vijnë nga Spanja, futbollisti i ka dhënë fund marrëdhënies me vajzën me të cilën ishte në lidhje që nga viti 2024, pikërisht menjëherë pas triumfit në Botëror.
Gjatë aventurës mes Shteteve të Bashkuara, Meksikës dhe Kanadasë nuk mungoi mbështetja virtuale e Ainhi Garcias në rrjetet sociale. Ajo jo vetëm e uroi më 12 korrik për ditëlindjen e tij, por edhe një javë më vonë, kur ai fitoi Botërorin e dytë me Spanjën bashkë me shokët e skuadrës. “Gëzuar ditëlindjen personit që ndriçon jetën time, të dua”, kishte shkruar ajo, duke marrë si përgjigje një “Edhe unë të dua” nga sulmuesi. Menjëherë pas kësaj, megjithatë, diçka u prish dhe të dy thuhet se u ndanë, ndërsa shumë prej fotove të tyre së bashku u zhdukën nga profili i vajzës.

