Mbappe zbulon ushqimin e tij të preferuar

Sezoni i parë i Kylian Mbappe si futbollist i Real Madridit nuk po shkon ashtu siç e kishte imagjinuar kur pranoi ofertën e klubit madrilen, verën e kaluar. Edhe pse është në garë për “Pichichi” (golashënuesin më të mirë të La Liga-s), francezi nuk ka pasur vazhdimësinë që priste, ekipi i tij ka qenë larg nivelit për të konkurruar me rivalin e përjetshëm, Barcelonën, e cila është vetëm disa ndeshje larg fitimit të tripletës sezonale për herë të tretë në historinë e saj. Përtej fushës së lojës, sulmuesi francez mbërriti në Spanjë me një pjesë të adaptimit të bërë, pasi tashmë fliste spanjisht rrjedhshëm, diçka që padyshim e ndihmoi në kontaktin e parë me klubin e ri.

Nuk dihej nëse Mbappe ishte njohur më parë me kënaqësitë e kuzhinës spanjolle, një aspekt që ka pasur mundësi ta shijojë gjatë muajve të qëndrimit në kryeqytetin spanjoll. Edhe pse kuzhina e lartë franceze është e njohur në të gjithë botën, e vërteta është që kuzhina spanjolle i afrohet shumë, nëse nuk e tejkalon. Franca është ende përpara në numrin e yjeve Michelin, por në shije, gjithçka është çështje preferencash. Tani është bërë e ditur se pjata e preferuar e yllit francez, mes opsioneve të pafundme të kuzhinës spanjolle, nuk kërkon kuzhinierë të famshëm apo udhëtime të gjata. Mbappes, më shumë nga gjithçka i pëlqen jamón-i (proshuta spanjolle).

sfidanti.al