Man.Utd apo Inter? Kim Jong Un është i apasionuar pas futbollit

Lideri i Koresë së Veriut, Kim Jong Un që po bën botën të dridhet  është një admirues i futbollit.  Së fundmi për të është folur se ai ka si pikë të dobët Mancester Junajtid, tani del një tjetër opsion; Kim Jong Un është interist. Ai që e thotë këtë është senatori i forcës politike në Itali, ‘Forza Italia’,Antonio Razzi në një intervistë për njëprej radiove në vendin e Apenineve.

‘Kim Jong Un është tifoz i Interit-tha Razzi -ai gjithnjë ka dashur të shohë  nga afër një trajner si Mourinho. Për më tepër te Interi kanë luajtur Ronaldo e fenomenë të tjerë të futbollit botëror. I pëlqente të shkonte të shihte ndeshjet e Interit sepse e simpatizonte. Unë vetë jam juventin dhe më vjen keq për këtë’.

Razzi theksoi gjithashtu se nëse Interi shkon në Phenian, ajo mundtë ndikojë në krijimin e një klime pozitive në aspektin politik

‘Vizita e Interit në Phenian do të jepte  një kontribut  ne krijimine një atmosfere paqësore. Kim Jong Un  e njeh mirë futbollin italian-vijoi Razzi- do të jetë shumë i lumtur nëse kjo vizitë kryhet, por ajo që do ta gëzojë më shumë është zhvillimi i një ndeshjeje miqësore me përfaqësuesen e Koresë së Veriut në stadiumin më të madh në botë, atë të Phenianit që ka një kapacitet prej 200 mijë vendesh’.

Sfidanti.al