Robert Levandovski ka shënuar një gol të madh në jetën e tij. Së bashku me të shoqen i dhanë jetë fëmijës së tyre të parë, Klarës. Sulmuesi i Bajernit u bë për herë të parë baba, ndërsa e shoqja, Ana, lindi të enjten. Ai postoi në rrjetet sociale foton e tij duke puthur beben, dhe me diçiturën: “Babi krenar i Klarës, ndjenjë e mrekullueshme”. Bajerni menjëherë e uroi futbollistin e tij në Tuiter duke shkruar “përgëzime Levi, ne të urojmë ty, Anës dhe bebes Klara, gjithë të mirat”
Sulmuesi polak e lajmëroi shtatzaninë e së shoqes në dhjetor të vitit të kaluar kur i dedikoi Anës një nga golat e shënuar. Ajo është instruktore fitnesi shumë e famshme në Poloni. Kështu, Levandovski po e mbyll shumë mirë sezonin, pavarësisht nga eleminimet në Europë dhe në Kupën e Gjermanisë.
Sfidanti.al