Kush ia rrëmbeu zemrën Floyd Maywaether? Duket se ajo ështe Red Rose

E njohur ndryshe ‘La Cubana’, Red Rose është striptisja  më e famshme në SHBA. Rose duket se ka qëlluar në shenjë teksa ka goditur në zemrën e Floyd Mayweather. Me më shumë se 1 milion ndjekës në Instagram, ‘La Cubana’ është parë në shoqërinë e 40 vjecarit parë teksa shëtisnin nëpër rrugët e Beverly Hills si dhe duke bërë pazar në disa dyqane. Megjithatë e gjithë kjo histori për momentin është një supozim pasi askush nuk e ka konfirmuar këtë lidhje dashurie mes boksierit dhe atë që konsiderohet si striptistja më e mirë e Amerikës. Modelja dhe balerina braziliane duket se e ka njohur Floyd Mayweather pikërisht në klubin e natës ku ajo punon dhe që është në pronësi të vetë boksierit ‘Girl Collection’. Klubi ka një siperfaqe prej 6000 m2, dhoma private dhe një zonë të destinuar për festat VIP. Klubi ‘Girl Collection’ e ka licencën për të shitur pije alkoolike, ndërkohë që balerinat mund të dalin topless, arsye këto që justifikojnë plotësisht faktin që Mayweather kalon shumë kohë në këtë lokal nate.

sfidanti.al