Kur të ndrin fati s’ka frena; Mayweather fitoi 100 000 $ në kazino

I tërhequr përfundimisht nga boksi dhe me një llogari bankare plot e për plot, Floyd Mayweather ka nisur të shijojë ‘pensionin’ e tij dhe këtë e bën netëve në kazinotë e Las Vegasit të cilat rezultuan me shumë fat për të. Nëpërmjet një video në Instagram, Mayweather i tregoi botës cmimin që kishte fituar  në një nga makineritë e kazinosë dhe shifra ishte 100 mijë dollarë, që është edhe më e larta që mund të përfitosh nga një makineri kazinosh. Por jo vetëm kaq, në po të njëjtën ditë, Mayweather kishte fituar edhe 70 mijë dollarë në lojëra të tjera.  Fati në kazinonë e Las vegasit erdhi vetëm pak kohë pas përfitimit të 100 milionë Dollarëve nga ndeshja me Conor Mcgregor.

Sfidanti.al